Tuesday, March 18, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREErenik Beqiri, kandidat për një “Luan të artë” në Venecia

Erenik Beqiri, kandidat për një “Luan të artë” në Venecia

Regjisori i ri shqiptar Erenik Beqiri, ndau lajmin e gëzueshëm se filmi i tij “Një Udhëtim i Shkurtër” është përzgjedhur zyrtarisht për edicionin e 80-të të Festivalit të Filmit në Venecia. “I emocionuar për të njoftuar se filmi ynë i shkurtër, është përzgjedhur zyrtarisht për edicionin e 80-të të Festivalit të Filmit në Venecia, në seksionin Orizzonti. Është një nder i madh të jesh pjesë e një eventi kaq prestigjioz kinematografik”, shkroi Erenik Beqiri në rrjetet sociale. Filmi i tij garon së bashku me 12 filma të tjerë në kategorinë “Orizzonti Cortometragio” dedikuar filmave që përfaqësojnë tendenca të reja estetike dhe shprehëse të kinematografisë botërore, me fokusin tek talentet e rinj dhe kinematografitë më pak të njohura. Në fakt filmi i regjisorit shqiptar është një prodhim francez. Pasi ka falenderuar gjithë kastin e filmit, regjisori Beqiri ka falenderuar për mbështetjen edhe Ambasadën franceze në Tiranë. “Një falënderim nga zemra për të gjithë ata që e bënë të mundur këtë dhe qëndruan pranë, veçanërisht për kastën e talentuar dhe ekipin punëtor, pa të cilët ky film nuk do të ishte i mundur”, shkruan regjisori, i cili me një tjetër vepër ka qenë edhe konkurrent në “Oscars”. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ