Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREErdogan: Turqia dhe Bosnje Hercegovina

Erdogan: Turqia dhe Bosnje Hercegovina

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan gjatë vizitës së tij zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë theksoi edhe një herë rëndësinë që Turqia i kushton sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të këtij vendi. “Turqia është e gatshme të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të kapërcyer të gjitha vështirësitë në Bosnjë e Hercegovinë”, ka thënë Erdoğan. Një lajm tjetër që dëshmon bashkëpunimin dhe përkushtimin e dy vendeve sipas Erdoğan është vendimi për udhëtim të lirë ndërkufitar vetëm me kartë identifikimi. “Ne morëm vendim të udhëtonim vetëm me letërnjoftime ndërmjet Bosnjë-Hercegovinës dhe Turqisë. Ministritë do të punojnë me shpejtësi për zbatimin”, shtoi Erdoğan. Erdoğan komentoi edhe imponimet nga jashtë për ndryshimin e Ligjit Zgjedhor në BeH. “Vendimin për Ligjin Zgjedhor duhet ta japin të 3 liderët. Ndërhyrja e përfaqësuesit të lartë është në kundërshtim me demokracinë”, u shpreh Erdoğan. Ndër të tjerash, Erdoğan kishte edhe një porosi për provokimet e Greqisë ndaj shtetit turk. “I kanë ishujt, në këto ishujt ka baza, nëse vazhdojnë ndaj nesh kërcënimet e paligjshme, edhe durimit i vjen fundi. Këto që i tregova nuk janë ëndërr. Nëse themi mund të vijmë papritmas një natë, kur do t’i vijë koha, mund të vijmë papritmas një natë”, përfundoi Erdoğan. Presidenti i BeH: Türkiye ka një rol shumë stabilizues në rajon Pas takimit me Erdoğan, presidenti i Bosnjë e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq shprehu mirënjohjet për marrëdhëniet vëllazërore me shtetin turk, duke shtuar se Turqisë ka një rol shumë stabilizues në rajon. “Republika e Turqisë dhe BeH kanë marrëdhënie dhe lidhje të jashtëzakonshme miqësore, vëllazërore. Ato janë historike, politike, ekonomike dhe kulturore. Presidenti Erdogan u jep një ton të veçantë këtyre marrëdhënieve. Ne do të vazhdojmë t’i forcojmë marrëdhëniet dhe lidhjet tona, tha Xhaferoviq. Marrëveshje BeH-Turqi mbi shkëmbimin e ndërsjellë dhe mbrojtjen e të dhënave sekrete Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, dhe ai i Sigurisë së Bosnjë e Hercegovinës, Selmo Cikotiq, nënshkruan sot në Sarajevë Marrëveshjen ndërmjet dy vendeve për mbrojtjen reciproke dhe shkëmbimin e të dhënave sekrete që ka të bëjë me marrëveshjen në fushën e industrisë së mbrojtjes. Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të vizitës së presidentit të Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, në Bosnjë e Hercegovinë, kurse në nënshkrim morën pjesë kryetari i Presidencës së BeH-së, Shefik Xhaferoviq, dhe anëtarët e Presidencës Milorad Dodik dhe Zhelko Komshiq. Gjatë qëndrimit të tij në Sarajevë, Erdoğan do të marrë pjesë gjithashtu në Forumin e Biznesit Türkiye-BeH.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=616188

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments