Endri Vrapi rikthehet tek Tirana, tashmë si zëvendëstrajner. Klubi bardheblu ka zyrtarizuar rikthimin e mbrojtësit, i cili ka një histori të lavdishme tek skuadra më e titulluar në vend. “Klubi i Futbollit Tirana njofton se Endri Vrapi është zyrtarisht pjesë e stafit teknik të Tiranës. Ish-mbrojtësi që ka mbrojtur ngjyrat bardh’ e blu si futbollist, tashmë rikthehet në statusin e zëvendës trajnerit. Vrapi do të jetë krah trajnerit Erbim Fagu dhe ndihmës trajnerit Vangjel Mile për të dhënë kontributin e tij në pankinën bardheblu”, bën të ditur klubi bardheblu. Tirana është në pozicion jo shumë të mirë në kampionat dhe lufton për të siguruar një vend në katërshen e parë për të marrë pjesë në “Final Four” të Superligës.