Mbrojtja e Kadri Veselit në deklaratën hyrëse theksoi se Prokuroria nuk ka asnjë provë që Veseli ka kryer ndonjë nga krimet e pretenduara apo se ka qenë në dijeni për kryerjen e tyre. Gjatë fjalës së tij para trupit gjykues në Hagë, avokati i Veselit, Ben Emmerson tha se Kadri Veseli në nëntor të vitit 1998 Veseli u emërua si shef zbulimi dhe klienti i tij ishte i fokusuar në lidhjet e mbajtura me aparatin informativ të Shqipërisë dhe disa shteteve të NATO-s në pritje të asaj që pritej të vinte, përkatësisht fushata e bombardimeve. Sipas tij, pasi u emërua si shefi i zbulimit, Kadri Veseli ishte larguar nga Kosova për të kryer rolin e tij. Emmerson: Prokuroria ka nuk nxjerr asnjë provë që lidh Veselin me krimet “Prokuroria nuk ka nxjerrë asnjë provë, asgjë të ngjashme, që lidh zotëri Veseli me këto praktikë krimesh apo ndërmarrjen e pretenduar kriminale përtej faktit se ai i emëruar në fund të nëntorit para se të largohej në Kosovë për të bërë si ndërlidhës i zbulimit, ai u emërua shef i zbulimit… Ai kishte rolin dhe quhej shef i zbulimit nuk mund të konsiderohet provë të nderuar gjykatës”, tha ai. Gjatë ditës së djeshme ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli u deklarua edhe njëherë i pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tij nga ZPS-së. Veseli bashkë me ish-krerët tjerë të UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqi që nga nëntori i vitit 2020 janë në paraburgim në Hagë. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on