Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIEMA miraton përdorimin e vaksinave të reja përforcuese Comirnaty/ Spikevax

EMA miraton përdorimin e vaksinave të reja përforcuese Comirnaty/ Spikevax

Një komitet ekspertësh i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) ka hapur rrugën për dy vaksina përforcuese kundër Covid-19 të përshtatura për të ofruar mbrojtje më të gjerë kundër variantit Omicron, njoftoi agjencia. “Këto vaksina janë versione të përshtatura të vaksinave origjinale Comirnaty (Pfizer/BioNTech) dhe Spikevax (Moderna) që synojnë nënvariantin Omicron BA.1 përveç llojit origjinal të SARS-CoV-2,” tha EMA në një deklaratë. “Komisioni Evropian pritet të vendosë zyrtarisht për miratimin e vaksinave përforcuese”, tha një zëdhënës i komisionit. EMA theksoi se vaksinat origjinale nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna janë ende efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda të lidhura me Covid-19 dhe do të vazhdojnë të përdoren në fushatat e vaksinimit në BE. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach përshëndeti vendimin e EMA-s për miratimin e vaksinave përforcuese për femijët mbi 12 vjeç, duke e quajtur atë një hap kuantik në luftën kundër pandemisë. “Vaksinimet me vaksinat e reja pritet të fillojnë javën e ardhshme në Gjermani. Tani është koha më e mirë për të mbyllur boshllëqet e vaksinimit”, tha ai. Vendimi i EMA-s lidhet me aplikimet nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna me bazë në SHBA për miratimin e të ashtuquajturave vaksina bivalente mRNA, të cilat synojnë të ofrojnë mbrojtje kundër variantit origjinal Sars-CoV-2 dhe kundër nënvarientit Omicron BA.1.https://ata.gov.al/2022/09/02/covid-19-ema-miraton-perdorimin-e-vaksinave-te-reja-perforcuese-comirnaty-spikevax/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments