Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Universitetin Politeknik të Milanos çeli ekspozitën “Progetti per Tirana”/ “Projekte për Tiranën”. Ekspozita paraqet punime diplomash, kushtuar kryeqytetit shqiptar dhe të krijuara nga studentët në laboratorin e masterit të Shkollës së Arkitekturës AUIC të Politeknikut të Milanos të drejtuar nga prof. Raffaella Neri. “Projekte për Tiranën” do të qëndrojë e hapur deri më 16 qershor 2023, në hollin e katit të dytë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ceremonia e çeljes së ekspozitës pasohet nga një tryezë e rrumbullakët me ekspertë shqiptarë dhe italianë, e koordinuar nga Frida Pashako dhe që përfshin drejtuesit e projekteve të studios “Stefano Boeri Architetti”. Temë qendrore e takimit janë projektet kryesore dhe vizioni që ka kjo studio për Tiranën, me fokusin tek vlerësimi i hapësirave publike dhe zbatimi i filozofisë së pyllëzimit urban. Universiteti Politeknik i Milanos në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës ka studiuar disa projekte për tre zona të mëdha të qytetit në procesin e urbanizimit të ri: zhvillimi i aksit të gjatë që përfaqëson vazhdimin e elementit të parë gjeneratorit të kryeqytetit, për të cilin janë zhvilluar dy hipoteza të masterplanit të ndryshme; zona e ish-fushës e Aviacionit, si dhe vendbanimi i përzier përgjatë brigjeve të Liqenit të Farkës, një pasuri e çmuar e qytetit. atsh
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on