Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIEksportet “tekstile dhe këpucë“ drejt Italisë, mbi 68 miliardë lekë

Eksportet “tekstile dhe këpucë“ drejt Italisë, mbi 68 miliardë lekë

Në 8-mujorin e këtij viti, eksportet e mallrave arritën vlerën 328 miliardë lekë, ndërsa INSTAT bëri të ditur se partneri kryesor tregtar për këtë periudhë është Italia, drejt së cilës eksportet shënuan rritje e gati 42 %. Referuar INSTAT, eksportet drejt Italisë në vlerë llogariten 144.3 miliardë lekë. Pjesën më të madhe të eksporteve drejt Italisë e zë grupi “tekstile dhe këpucë”. Nga 87.7 miliardë lekë që është vlera e eksporteve të grupit “tekstile dhe këpucë“ për periudhën janar-gusht, eksporti i këtij grupi drejt Italisë llogaritet 68.6 miliardë lekë. Eksportet e grupit “materiale ndërtimi dhe metale” drejt vendit fqinj llogariten gati 24 miliardë lekë, ndërsa eksporti i grupit “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” llogaritet rreth 13 miliardë lekë. Shqipëria eksportoi drejt Italisë edhe produkte ushqimore, që në vlerë për periudhën janar-gusht llogariten mbi 7.2 miliardë lekë. Ndërkohë edhe importet shënuan rritje. Referuar statistikave, importet drejt Italisë për periudhën 8-mujore llogariten 134.1 miliardë lekë, nga 121 miliardë lekë që ishin në 2021. Importi i grupit “tekstile dhe këpucë” llogaritet 32.1 miliardë lekë me një rritje prej rreth 6 miliardë lekësh.https://ata.gov.al/2022/09/21/eksportet-tekstile-dhe-kepuce-drejt-italise-mbi-68-miliarde-leke/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments