Eksportet në vlerë vijuan rënien edhe gjatë muajit qershor dhe faktor kryesor autoritetet në vend rendisin zhvlerësimin e euros në raport me lekun. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) eksportet e mallrave arritën vlerën 234 miliardë lekë, duke u ulur me 7.4 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 439 miliardë lekë, duke u ulur me 1.6 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 204 miliardë lekë, duke u rritur me 5.9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë “materiale ndërtimi dhe metale” me 6.8 pikë përqindje, “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 2.2 pikë përqindje, “produkte kimike dhe plastike” me 1 pikë përqindje,etj. Ndërsa, pozitivisht kanë ndikuar grupet “ushqime, pije, duhan” me 2.1 pikë përqindje dhe “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 0.8 pikë përqindje. atsh
Eksportet rënie me 7.4 % në 6-mujorin e parë
RELATED ARTICLES