Wednesday, March 19, 2025
HomeSOCIALEEksportet e tekstileve dhe këpucëve, 68.4 miliardë lekë

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, 68.4 miliardë lekë

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, që përbëjnë një zë të rëndësishëm të tregtisë së jashtme të Shqipërisë, vijuan rikuperimin edhe gjatë gjysmës së të parë të këtij viti, duke zënë 27 % të vëllimit të eksporteve. Eksportet e këtij grupi rezultuan 6.2 miliardë lekë më të larta edhe krahasuar me gjashtëmujorin e parë të 2019-ës, që përkon me periudhën para pandemisë. Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, eksportet e këtij grupi arritën 68.4 miliardë lekë gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, kur në gjashtëmujorin e 2021-shit ato llogariteshin rreth 56.2 miliardë lekë. Në gjashtëmujorin e parë të 2019-ës, ato ishin 62.2 miliardë lekë. Industria fason ka një peshë specifike në eksportet shqiptare dhe në punësim. Kjo industri kontribuon me 38 % në totalit të eksporteve dhe angazhon 45 % të forcës punëtore. Falë avantazheve të tilla si pozicioni gjeografik i vendit, kuadri ligjor me standardet e BE-së, kosto e ulët e transportit dhe infrastrukturës, fuqisë punëtore, e gatshme për të punuar në këtë sektor, por edhe investimeve të larta të kompanive në makineri dhe pajisje, vitet e fundit kemi zgjerim të eksporteve drejt tregjeve të reja dhe disa kompani po shkojnë drejt mbyllje së plotë të ciklit.https://ata.gov.al/2022/07/21/eksportet-e-tekstileve-dhe-kepuceve-68-4-miliarde-leke/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ