Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAEksportet drejt Kosovës rritje të lehtë, bien importet

Eksportet drejt Kosovës rritje të lehtë, bien importet

Eksportet drejt Kosovës shënuan një rritje të lehtë gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, ndërsa importet ranë me rreth 1.4 miliardë lekë. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi tregtinë e jashtme, eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-maj ishin gati 17 miliardë lekë, nga 15.8 miliardë lekë që ishin në 5-mujorin e 2022-shit. Ndërkohë, importet për 5-mujorin llogaritën 4.5 miliardë lekë nga 5.9 miliardë lekë që ishin në 5-mujorin e 2022-shit. Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të ndërtimit dhe metaleve, mineraleve dhe lëndëve djegëse, ushqimeve si dhe produkteve kimike dhe plastike. Të rëndësishme në strukturën e eksporteve shfaqen prodhimet vendase të drurit/ mobilierisë si ndenjëset (karrige e kolltukë) apo mobilie të tjera. Gjithashtu, edhe prodhimet bujqësore kanë peshë, ndër të cilat eksportin kryesor e zënë domatet, agrumet, pjepri dhe kastravecat. Gjatë kësaj periudhe, referuar të dhënave, Shqipëria ka eksportuar drejt Kosovës rreth 7 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale dhe rreth 3.4 miliardë lekë minerale, lëndë djegëse, energji elektrike. Tashmë prej datës 1 tetor të vitit 2022 në doganën e Durrësit po kryhet zhdoganimi i të gjitha mallrave me destinacion Kosovën. Janë 1040 biznese nga Kosova që përfitojnë aktualisht nga hapja e kësaj dege, jo vetëm kohë, por edhe kosto të reduktuar zhdoganimi. Ndërkohë grupet e punës nga të dy vendet po punojnë për kryerjen e një analize për bashkimin doganor, në mënyrë që të hiqen të gjitha barrierat e burokracitë mes dy vendeve dhe që bashkëpunimi tregtar të mos ketë asnjë pengesë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments