Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë në dhjetëmujorin e këtij viti llogariten në 6.5 % të totalit, duke e renditur këtë vend si partnerin e katërt tregtar të vendit tonë. Sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, në periudhën janar-tetor të këtij viti shkëmbimet tregtare arritën 77.2 miliardë lekë. Referuar të dhënave, eksportet drejt Gjermanisë shënuan rritje me 74.4 % përkundrejt të njëjtës periudhë të 2021-ës. Në vlerë ato arritën në 28.4 miliardë lekë, nga 16.2 miliardë lekë që llogariteshin në 10-mujorin e 2021-shit. Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme, në rritjen e eksporteve, kontribuesit më të mëdhenj ishin grupi “tekstile dhe këpucë”, pasuar nga grupi “materiale ndërtimi dhe metale”. Referuar të dhënave, edhe importet nga Gjermania shënuan rritje kundrejt të njëjtës periudhë të 2021-ës duke arritur në 48.6 miliardë lekë, nga 45.4 miliardë lekë që ishin në 2021-shin. Qeveria Federale ka investuar në Shqipëri që prej vitit 1988 më shumë se një miliard euro në formë grantesh dhe kredish, gjë që e shndërron Gjermaninë një ndër donatorët bilateralë më të mëdhenj në vend.https://ata.gov.al/2022/11/28/eksportet-drejt-gjermanise-zgjerohen-me-gati-75/
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on