Pas prezantimit të rregullave të reja të BE-së, Apple pritet të ndryshojë portën e karikimit në iPhone-in e ri, veprim që të sjellë krijimin e “maleve” me mbeturina elektronike, kanë paralajmëruar disa ekspertë të industrisë. Gjiganti i teknologjisë pritet të prezantojë sot në mbrëmje, gamën më të fundit të iPhone 15, që do të ketë një port USB-C në vend të Lightning të Apple, për herë të parë. Ndryshimi është nxitur nga rregullat e reja të Bashkimit Evropian, sipas të cilave pajisjet elektronike të vogla dhe të mesme duhet të kenë një lidhës universal deri në fund të vitit 2024, si pjesë e përpjekjeve afatgjata të standardizimit për të ulur kostot dhe për ta bërë jetën më të lehtë për konsumatorët. Vitin e kaluar, Apple konfirmoi se do të pajtohej me rregullat e reja, por sugjeroi se nuk ishte plotësisht i kënaqur me vendimin, duke ngritur shqetësimet e mbetjeve elektronike dhe inovacionit, të shkaktuara nga adoptimi i një kablloje të vetme tek prodhuesit në kurriz të lidhësve të tjerë të vjetër. BE-ja ka argumentuar se ndryshimi do të reduktojë mbetjet elektronike në një afat të gjatë pasi konsumatorët do të jenë në gjendje të përdorin një kabllo në një gamë të gjerë pajisjesh, por përpara kalimit të pritshëm të iPhone në USB-C, disa ekspertë kanë ngritur shqetësimin për ndikimin afatshkurtër të miliona kabllove Apple Lightning që befas janë vjetëruar