Ndërsa inteligjenca artificiale (IA) garon drejt adoptimit të përditshëm, ndërkohë që ekspertët janë mbledhur edhe një herë për të shprehur shqetësimin e tyre për fuqinë e mundshme të teknologjisë për të dëmtuar apo edhe për t’i dhënë fund jetës njerëzore. Muaj pasi Elon Musk dhe disa të tjerë që punojnë në këtë fushë, nënshkruan një letër duke bërë thirrje për një pauzë në zhvillimin e IA, një grup tjetër i përbërë nga qindra drejtues biznesi dhe akademikë të përfshirë në IA nënshkruan një deklaratë të re nga Qendra për Sigurinë e IA që shërben për të “shprehur shqetësime për disa nga rreziqet më serioze të IA-së së avancuar”. Deklarata e re, e cila është vetëm një fjali e gjatë, ka për qëllim të “hapë diskutimin” dhe të nxjerrë në pah nivelin në rritje të shqetësimit midis njerëzve me njohuri teknologjike, sipas faqes së internetit të organizatës jofitimprurëse. Në deklaratën e plotë thuhet se ”Zbutja e rrezikut të zhdukjes nga IA duhet të jetë prioritet global, krahas rreziqeve të tjera në shkallë shoqërore si pandemitë dhe lufta bërthamore”. Nënshkruesit e dokumentit përfshijnë Demis Hassabis, shefi ekzekutiv i Google DeepMind dhe Sam Altman, shefi ekzekutiv i OpenAI. Ndërsa shpalljet e afërta të IA-së nuk janë të reja, zhvillimet e fundit në IA gjeneruese si ChatGPT, i zhvilluar nga OpenAI, kanë depërtuar në ndërgjegjen publike. Qendra për Sigurinë e IA i ndan rreziqet e IA në tetë kategori. Ndër rreziqet që ai parashikon janë armët kimike të dizajnuara nga inteligjenca artificiale, fushatat e personalizuara të dezinformimit, njerëzit që bëhen plotësisht të varur nga makinat dhe mendjet sintetike që evoluojnë përtej pikës ku njerëzit mund t’i kontrollojnë ato. atsh
Ekspertët e IA paralajmërojnë rrezikun e zhdukjes së njerëzimit nga fuqia e saj
RELATED ARTICLES