Monday, February 17, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREEkpozita “Diagnoza racore” në Lapidariumin e Prishtinës

Ekpozita “Diagnoza racore” në Lapidariumin e Prishtinës

Hapet ekspozita “Diagnoza racore: Magjup – Gjenocidi nazist për sintit dhe romët dhe lufta e gjatë për njohje”. Kjo ekspozitë hapet për herë të parë në Kosovë dhe vjen përmes një sërë objektesh, fotografish dhe elementesh që pasqyrojnë holokaustin ndaj romëve. Ekspozita synon të rrisë ndërgjegjësimin për gjenocidin që tronditi botën ku u ekzekutuan dhe masakruan qindra mijëra romë. Në hapje të saj, të pranishmit patën rastin të shohin një monodramë të luajtur nga aktori Edis Galushi, ku përcillej historia e holokaustit ndaj romëve dhe sintëve. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zëvendësministri i Kulturës, Sylejman Elshani, ambasadori i Gjermanisë, Joern Rohde, shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, zëvendës ambasadori i Italisë, Ugo Ferrero, deputeti Erxhan Galushi, nga OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, Isak Skënderi, përfaqësues nga komuniteti rom, përfaqësues nga institucionet kulturore dhe artdashës. Organizuar nga organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” në bashkëpunim me MKRS-në, ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më 30 maj në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ