Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREEkonomia britanike në recesion deri në mesin e vitit 2023

Ekonomia britanike në recesion deri në mesin e vitit 2023

Sipas ekonomistëve, ekonomia e Britanisë së Madhe pritet të tkurret me rreth 0,2% çdo tremujor nga tetori deri në qershor të vitit të ardhshëm. Kjo rënie e zgjatur ekonomike do të përkthehet në një rënie prej 0,3% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) për vitin 2023 në tërësi, tha EY Item Club në parashikimin e tij të fundit sezonal. Grupi i parashikimit ekonomik uli ndjeshëm parashikimin e mëparshëm sezonal, i cili vlerësonte se ekonomia do të rritej me 1% në vitin 2023. Një kombinim i çmimeve të larta të energjisë, rritja e inflacionit, rritja e normave të interesit dhe dobësia ekonomike globale kanë rritur shanset që ekonomia e vendit të përballet me një recesion deri në mesin e vitit të ardhshëm. Një ekonomi hyn në një recesion teknik kur PBB-ja e saj bie për dy ose më shumë tremujorë radhazi. ”Megjithatë, rreziku i një rënieje të madhe është reduktuar nga kufiri i qeverisë për faturat e energjisë”, tha EY Item Club, që do të thotë se ”nuk do të jetë aq i keq sa recesionet e mëparshme”. Qeveria ndërhyri në shtator për të kufizuar faturat e energjisë në 2 500 paund në vit për një familje tipike dhe që atëherë është zotuar të mbulojë disa nga kostot e energjisë elektrike edhe për bizneset. Gjithashtu, sapo inflacioni i lartë të ulet, paundi më i dobët do të stimulojë eksportet.http://ata.gov.al/2022/10/17/fokus-ekonomia-britanike-ne-recesion-deri-ne-mesin-e-vitit-2023/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ