Ekonomia amerikane u tkurr në mënyrë të papritur me 0,3% në tremujorin e parë, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Departamenti amerikan i Tregtisë.

Vlerësimi i parë i Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë mandatit të dytë të presidentit Donald Trump ishte i shumëpritur, veçanërisht nën dritën e tarifave masive që ai ka vendosur që nga janari, me partnerin kryesor tregtar Kinën ndër më të goditurat.

Shumica e ekonomistëve nuk prisnin që ekonomia më e madhe në botë të tkurrej në muajt e parë të vitit 2025, pavarësisht disa treguesve që sugjeronin ngadalësim të rritjes.

Ndryshe nga Evropa, të dhënat e rritjes në Shtetet e Bashkuara paraqiten në terma vjetorë, që do të thotë se norma tremujore parashikohet sikur të vazhdonte për një vit të plotë