Ekipi kombëtar Shpresa gjatë këtij muaji ka dy ndeshje të forta dhe shumë të rëndësishme në kualifikueset e Evropianit. Kuqezinjtë 21-vjeçarë do të jenë të impenjuar në Finlandë dhe më pas presin Malin e Zi. Alban Bushi, trajneri i Shqipërisë U-21, ka dalë para medieve në prag të ndeshjeve kualifikuese të Euro 2025 ndaj Finlandës (13 tetor, 17:00) dhe Malit të Zi (17 tetor, 14:30). Tekniku i 21-vjeçarëve kuqezi u ndal te lista e futbollistëve të grumbulluar për këto dy përballje dhe te objektivat që ka. “Ekipi Kombëtar është një specifikë më vete, sepse ne marrim lojtarët që janë më në formë të momentit. Si Bibo dhe Selimaj kanë bërë paraqitje pozitive, por ne marrim ata që janë më të mirët. Këtë zgjedhje bëjmë ne” u shpreh Bushi. Bushi theksoi se tek ai dhe ekipi ka ndryshuar filozofia dhe në këto kualifikuese do të luajnë vetëm për të arritur në finalet e “Euro 2025”. Për trajnerin e Shqipërisë U-21, skuadra e tij është e fortë kur luan si grup.
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on