Shqipëria do të përfaqësohet me 8 sportistë në Lojërat Olimpike, që do të mbahen prej datës 26 korrik deri më 11 gusht 2024, në Paris. Komiteti Olimpik Shqiptar njofton se Team Albania përbëhet nga 4 sportistë që kanë siguruar kualifikimin direkt, me Luiza Gegën në atletikë, që do të garojë në 3000 m me pengesa. Mundësi Zelimkhan Abakarov do të garojë në stilin e lirë në peshën 57 kg, Islam Dudaev në mundje stil i lirë do të garojë në peshën deri në 65 kg dhe Chermen Valiev në mundje stil i lirë do të garojë në peshën 74 kg. Team Albania ka siguruar edhe 4 ftesa, me Franko Burraj në Atletikë 100 m, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25 m pistoletë dhe 10 m pistoletë me ajër, si edhe notarët Kaltra Meça 200 m stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100 m stil i lirë. Prezantimi zyrtar i Team Albania dhe dorëzimi i Flamurit Kombëtar do të bëhen më 15 korrik 2024.