Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar bën të ditur se, faza e parë përfshin ndeshjet brenda qarkut për disiplinat volejboll dhe basketboll, të organizuara në dy cikle arsimore: 9-vjeçar dhe të mesëm.
Ekipet pjesëmarrëse po garojnë për të siguruar përfaqësimin e qarkut të tyre në fazën e dytë, atë të kampionatit rajonal.
Në total, në këtë edicion marrin pjesë 608 ekipe nga e gjithë vendi. Në ciklin 9-vjeçar, në basketboll garojnë 158 ekipe, prej të cilave 78 ekipe vajzash dhe 80 ekipe djemsh. Në volejboll për të njëjtin cikël janë 226 ekipe, me 114 ekipe vajzash dhe 112 ekipe djemsh.
Në nivelin e shkollave të mesme, në basketboll marrin pjesë 73 ekipe, nga të cilat 36 ekipe vajzash dhe 37 ekipe djemsh. Ndërsa në volejboll garojnë 151 ekipe, përkatësisht 77 ekipe vajzash dhe 74 ekipe djemsh.
Projekti synon të forcojë kulturën sportive në shkolla, të promovojë barazinë gjinore në sport dhe të shërbejë si një bazë për evidentimin dhe zhvillimin e talenteve të reja në disiplinat përkatëse.





