Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor vjen në Tiranë nga data 28 tetor, deri më 4 nëntor. Në datat 28-29 tetor do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operas dhe të Baletit “Ballet Preljocaj” nga Parisi me koreografi të Angelin Preljocajt, ndërsa më 31 tetor dhe 1 nëntor, në skenë do të ngjitet trupa nga Berlini me koreografi të Blenard Azizajt. Dy mbrëmje magjike do të jenë më 3 dhe 4 nëntor, ku posaçërisht për Festivalin Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor do të vijë trupa nga Vjena me koreografinë e të mirënjohurve Eno Peci, Gentian Doda dhe koreografi nga Angelin Preljocaj me trupë nga Teatri i Operas dhe Baletit. Programi i plotë i edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor, në Teatrin e Operas dhe Baletit: 28 – 29 tetor: Ballet Preljocaj nga Parisi me koreografi të Angelin Preljocaj 31 tetor – 1 nëntor: Trupa nga Berlini me koreografi të Blenard Azizaj 3 – 4 nëntor: Trupa nga Vjena me koreogragi nga Eno Peci, koreogragi nga Gentian Doda, dhe koreografi nga Angelin Preljocaj me trupë nga Teatri i Operas dhe Baletit. Të gjitha biletat i gjeni online në: myticket.al @myticket.al ose fizikisht në biletarinë e Teatrit të Operas dhe Baletit.https://ata.gov.al/2022/10/28/edicioni-i-pare-i-festivalit-nderkombetar-te-dancit-bashkekohor-ne-tirane/