Kisha e “Shën Ndout” në Laç prej vitesh është kthyer në vendin i cili bën bashkë qytetarë të të gjitha besimeve si shenjë e tolerancës dhe harmonisë fetare që ekziston në Shqipëri. Të gjithë besimtarët nga qytete të ndryshme i drejtohen Kishës së Laçit çdo të marte në shenjë sakrifice, falenderimi dhe lutjeje për një jetë të mbarë, shëndet dhe plotësimin e dëshirave. Pelegrinazhi i shenjtë i 13-të të martave përfundon në datat 12 dhe 13 qershor që është dhe festa e këtij Shenjti. Kjo kishë e cila daton që nga shekulli XIII për të gjithë pelegrinët është kthyer në burim besimi, shprese dhe dashurie. atsh