Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEDyfishohen eksportet e peshkut

Dyfishohen eksportet e peshkut

Eksportet e peshkut të freskët dhe të përpunuar u rritën me 22.3%, gjatë 3- mujorit të parë të këtij viti. Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zgjerimi i eksportit të këtij sektori është mbështetur nga rritja e investimeve në industrinë përpunuese, prodhimet e të cilave janë mjaft të kërkuara nga tregjet e huaja. Sektorit të peshkimit vitet e fundit i janë krijuar një sërë lehtësish fiskale, si heqja e akcizës për karburantin, heqja e taksës së karbonit, zero TVSH për rrjetat, anijet, pajisjet elektronike, zero TVSH frigoriferëve, motorëve të anijeve të peshkimit. Referuar të dhënave të INSTAT në 3- mujorin 2022, zënia e peshkut nga të gjitha kategoritë ujore, ka qenë 20.503 tonë nga 16.892 tonë që ishte në vitin 2021, duke shënuar një rritje me 9,53 %. Kategoritë kryesore që zënë përqindjen më të lartë të peshkimit janë, “Akuakultura” me 43,60 % dhe peshkimi “Detar” me 28,06 %, pasuar nga “Ujërat e brendshme” me 19,15 %, ndaj prodhimit gjithsej. Gjatë kësaj periudhe rritjen më të madhe, e ka shënuar kategoria “Laguna” me 248,64 % të zënieve gjithsej, krahasuar me një vit më parë, ndjekur nga kategoria “Bregdeti” me 127,87 % dhe kategoria “Molusqe” me 108,0 %. Për sa i përket kategorive ujore, det, bregdet dhe laguna, specia e cila ka rezultuar me përqindjen më të madhe të zënë është “Açuga” me 19,04 % ndaj zënieve gjithsej, pasuar nga “Karkaleci i thellësisë” me 16,42 % dhe “Merluc” me 11,16 %.https://ata.gov.al/2022/08/10/dyfishohen-eksportet-e-produkteve-te-peshkut/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments