Kivit janë fruta shumë të çmuara sepse konsumimi i rregullt ju lejon të përfitoni fibra, kalium dhe antioksidantë. Ato, në veçanti, ndihmojnë në neutralizimin e radikaleve të lira, pjesërisht përgjegjëse për dëmtimin e qelizave dhe ADN-së së tyre, por gjithashtu nxisin zhvillimin e inflamacioneve dhe tumoreve. Një hulumtim i fundit i publikuar në “Nutrition Foundation of Italy” ndër të tjera theksoi rëndësinë e konsumimit të rregullt të kivit për të ndihmuar në rregullimin e zorrëve. Duke analizuar të dhënat e mbledhura, studiuesit vunë re se konsumi i 2 kivi të pjekur dhe të qëruar çdo ditë për 4 javë, mund të përftoni një përmirësim të sindromës së zorrës së irrituar. Pse kivi ndihmon në përmirësimin e sindromës së zorrës së irrituar? Kjo për faktin se fibrat e pranishme në muret qelizore të kivit kanë një aftësi të madhe për të fryrë dhe mbajtur ujin. Sipas studiuesve që morën pjesë në studimin ndërkombëtar konsumimi i 2 kivive në ditë rezulton në një rritje të konsiderueshme klinike të lëvizjeve të plota spontane të zorrëve. rtsh
Dy kivi në ditë përmirësojnë dukshëm shëndetin
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on