Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIDy herë më shumë pasagjerë përmes linjave ajrore

Dy herë më shumë pasagjerë përmes linjave ajrore

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në 7-mujorin e vitit 2022 është 2,712,918 pasagjerë, duke u rritur me 2.3 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Shifrat i publikoi sot zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila vuri në dukje se rritje e ndjeshme e numrit të udhëtarëve u shënua edhe përmes linjave detare. “Në 7-mujorin e vitit 2022, kanë udhëtuar me linjë detare 564,041 pasagjerë, duke u rritur me 74.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021”, u shpreh Balluku. Në 31 korrik u vendos në punë sistemi i ri teknologjik i leximit të pasaportave në hyrje në aeroportin e Rinasit, proces që lehtëson shumë të gjithë fluksin e hyrjeve. Po ashtu është përuruar terminali i ri prej 5 mijë metrash katrorë, pjesë e një investimi të përgjithshëm prej rreth 38 milionë euro të kryer në 1 vit e gjysmë, me objektivin për ta shndërruar aeroportin e Rinasit në portën hyrëse për të gjithë rajonin.https://ata.gov.al/2022/09/01/balluku-dy-here-me-shume-pasagjere-permes-linjave-ajrore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments