Saturday, July 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORT“Durrah City Football Academy”

“Durrah City Football Academy”

Këshilli i Ministrave vendosi që fondi prej 20 milionë lekësh, i miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në buxhetin e vitit 2023, në programin buxhetor “Për zhvillimin e sportit”, të transferohet për financimin e shpenzimeve të ushtrimit të veprimtarisë së fondacionit “Durrah City Football Academy”. Fondacioni “Durrah City Football Academy”, brenda muajit shkurt 2024,sipas vendimit duhet të dërgojë zyrtarisht në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit raportin e shpenzimeve të realizuara për vitin 2023, të miratuara nga Bordi Drejtues i fondacionit. Fondet buxhetore, që do t’i akordohen fondacionit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, duhet t’i nënshtrohen rregullave të menaxhimit financiar dhe kontrollit në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin financiar dhe kontrollin. Në muajin prill, u arrit marrëveshja e bashkëpunimit për të sjellë në Durrës akademinë e ekipit të Manchester City. Marrëveshja erdhi si bashkim forcash mes Bashkisë Durrës, Ministrisë së Arsimit dhe Mohammed Alabar. Arritja e kësaj marrëveshje e para e këtij lloji në Shqipëri sjell përfitime të drejtpërdrejta për të rinjtë e vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments