Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREDuda: Ukrainës avionët ”Mig-29”, por jo ”F-16”

Duda: Ukrainës avionët ”Mig-29”, por jo ”F-16”

Polonia nuk mund t’i japë Ukrainës avionë luftarakë ”F-16” sepse i mungojnë një numër i mjaftueshëm i avionëve luftarakë të avancuar, deklaroi presidenti polak. Duke folur në samitin e Këshillit të Evropës në Rejkjavik, Andrzej Duda shtoi se Polonia megjithatë do të vazhdojë të ofrojë mbështetje ushtarake për fqinjin e saj lindor. Polonia ka rreth 48 ”F-16”, megjithëse jo të gjithë janë të gatshëm për luftë. Në samit, kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar dhe Holandës, Rishi Sunak dhe Mark Rutte, ranë dakord të ndërtonin një koalicion ndërkombëtar për të blerë avionë luftarakë ”F-16” për Ukrainën. Presidenti Duda u pyet nga gazetarët nëse Polonia do t’i bashkohej një koalicioni të tillë, nëse ai formohej. “Numri i avionëve ‘F-16’ në dispozicion të Polonisë është i pamjaftueshëm për t’u transferuar në Ukrainë”, tha Duda. Në të njëjtën kohë ai theksoi se Polonia është e gatshme të trajnojë pilotët ukrainas. Polonia ka transferuar tashmë tetë avionë luftarakë ”Mig-29” në Ukrainë dhe është gati të dhurojë gjashtë të tjerë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments