Wednesday, November 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREDRTK Shkodër riprodhon një artefakt antik

DRTK Shkodër riprodhon një artefakt antik

Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit Shqiptaro-Polak në Shkodër është një mbishkrim latin që daton në shekullin I pas Krishtit, zbuluar në sterën 2 (ndërtime mesjetare) në Kështjellën Rozafa. Zbulimi ka të bëjë me një dedikim që lidhet me emrin zyrtar të qytetit colonia Scodranorum. Për shkak të pamundësisë së aksesit për ta vizituar, në sit, këtë objekt që qëndron gjatë gjithë kohës i mbuluar nga uji, u bë e mundur riprodhimi i një kopjeje të tij. Falë bashkëpunimit të Misionit Shqiptaro-Polak dhe DRTK Shkodër, u realizua riprodhimi i mbishkrimit, punuar mjeshtërisht nga specialisti i DRTK Shkodër, Petrit Bilali, dhe ekspozimi i kopjes për vizitorët në pavijonin e antikitetit në Muzeun e Kështjellës, shoqëruar dhe me informacionin përkatës për vizitorët. Misioni Shqiptaro-Polak i cili në vitet 2011-2017 hulumtoi në gjurmët e Shkodrës antike, nxori në dritë zbulime dhe artefakte të rëndësishme mbi shtrirjen e qytetit, urbanizimin e tij, sistemin mbrojtës të qytetit në pjesën e ulët e tij.ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments