Sunday, April 20, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREDropull:Rritje e numrit të vizitorëve vit pas viti

Dropull:Rritje e numrit të vizitorëve vit pas viti

Në fshatin Dhuvjan të bashkisë Dropull u çel sot sezoni turistik. Në aktivitetin e organizuar nga bashkia Dropull në kuadër të hapjes së sezonit turistik ishte i pranishëm edhe prefekti i qarkut Gjirokastër, Odise Kote, kryetari i bashkisë Dropull, Dhimitraq Toli, banorë, etj. Në fjalën e tij përshëndetëse, Kote u shpreh se “pasuritë natyrore e kulturore të bashkisë Dropull janë të shumta. Zona e Dropullit po kthehet si një ndër atraksionet më tërheqëse të qarkut Gjirokastër me një numër të konsiderueshëm në rritje vizitorësh vit pas viti. Kjo kërkon padyshim rritjen e kapaciteteve pritëse, akomoduese dhe përmirësimin e shërbimeve të ofruara”. Ky aktivitet ,i cili po kthehet në një traditë të përvitshme me qëllim promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore e natyrore të bashkisë Dropull, u shoqërua nga një sërë veprimtarish artistike. Në aktivitet u ekspozuan fotografi ndër vite, u zhvillua panairi i kulinarisë me gatime tradicionale të zonës, si dhe u shfaqën koncerte me valle dhe këngë polifonike të performuara nga grupi polifonik i grave të Selosë, Dropull. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ