Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor të Tiranës ofron shërbim për bashkitë Tiranë, Vorë dhe Kamëz, përmes qendrave e zyrave në Kashar, Qendra e Kontrollit Teknik në Fushë-Prezë dhe NSHRAK (QKT 1 dhe QKT 2), zyrat e shërbimit në NSHRAK, zyrat në Kombinat dhe në Kamzë, duke angazhuar 253 punonjës. Sipas të dhënave zyrtare të DPSHTRR-së vetëm në vitin e fundit kjo drejtori kreu 1,051,852 shërbime ose 35% e totalit në rang vendi me 3,984 shërbime në ditë ose 498 qytetarë në orë. Rreth 480,000 qytetarë kanë aplikuar online për shërbime përmes e-albania. Kjo drejtori i shërben 308,256 drejtuesve të mjetit dhe 291,241 zotëruesve të mjeteve rrugore. DPSHTRR bën me dije se në 6-mujorin e parë të 2023, janë regjistruar 14,159 mjete ose 22% më shumë se një vit më parë, nga të cilat 657 mjete elektrike ose 93% e të gjitha mjeteve elektrike regjistruar për herë të parë në Shqipëri, 154% më shumë krahasuar me 6-mujorin e 2022. Rreth 65.9% e mjeteve që janë regjistruar për herë të parë, janë të kategorisë mjedisore euro 5 e sipër ose 27% më shumë se 6-mujori 2022, ndërsa janë çregjistruar 1,950 mjete/vit, mesatarisht të vjetërsisë 22-vjeçare. Në 6-mujorin 2023, kanë përfituar nga lehtësimet në shërbime 174,763 qytetarë me një kursim prej 342.4 mln lekë. Po gjatë kësaj periudhe, në QKT Tirana 1 dhe 2 janë testuar 31,756 mjete ku 32% e të cilave janë ngelur/ refuzuar të paktën 1 herë. DPSHTRR ofron shërbim publik lehtësues si, zgjatja e afatit të vlefshmërisë së lejes së drejtimit në 15 vjet ku përfitojnë rreth 80,000 qytetarë në vit, duke iu kursyer 1 miliardë lekë në vit (tarifa, kohë, lëvizje si dhe marrja e leje drejtimit në 30 minuta (në DRSHTRR Tiranë). Drejtoria e Përgjithshme e Transportin Rrugor ka mundësuar eliminimin e 60 mijë kontrolleve fizike të automjeteve në vit, një risi që u kursen qytetarëve 90 milionë lekë dhe 30 mijë orë pritje në vit. Si rezultat është ulur koha e shërbimit të ndërrimit të pronësisë me rreth 30 minuta dhe janë ulur kostot e këtij shërbimi me 1500 lekë më pak. Leja e re e Qarkullimit të Mjetit ka zëvendësuar 3 dokumente dhe po lehtëson e kursen qytetarët që shërbehen pranë drejtorive rajonale. Formati i ri unifikon 3 dokumente në një, lejen e vjetër të Qarkullimit, Certifikatën e Pronësisë dhe Lejen Ndërkombëtare të mjetit. Leja e re e qarkullimit kushton 2,100 Lekë,
DPSHTRR: Mbi 174 mijë qytetarë lehtësi në shërbime
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on