Makinat Retro janë një nga gjërat më të bukura të industrisë automotive, ku ato vijnë në forma dhe natyra të ndryshme. Kështu edhe secili mund të bëjë zgjedhjen e tij midis një makine sportive, një makine praktike, apo edhe një makine luksoze. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, njoftoi se italiania Lancia Appia 1967; gjermania Opel Kadett 1967, amerikania Chevrolet Corvette C3 e 1976; gjermania Mercedes Benz 500SEL W126 e vitit 1987 ishin disa mjete të reja që u paraqitën për t’u inspektuar nga afër nëse i përmbushin kushtet e marrjes së statusit si mjet historik. Makinat Retro për vetë diversitetin që kanë, i bën ato akoma edhe më të bukura në lëvizjen kulturore të makinave klasike. Sipas DPSHTRR-së Regjistri Kombëtar i Mjeteve Historike, është një pasuri me vlerë të veçantë, ku koleksionistë të ndryshëm paraqiten në komision për të marrë statusin e mjetit historik.