Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor informoi të gjithë drejtuesit e mjeteve mbi detyrimin për kalimin në pronësinë e tyre të mjeteve të blera brenda afateve kohore. Sipas DPSHTRR-së, kryerja e kësaj procedure i shmang ata nga penalitetet. Kalimi i pronësisë së mjetit dhe pajisja me leje të re qarkullimi kryhet pranë sporteleve të DPSHTRR-së, kundrejt një tarife prej 1400 lekësh. Për çdo ditë vonesë mbi 30 ditë nga momenti i shitblerjes, aplikohet gjobë. “Për shkelje të afatit mbi 30 ditë deri në 90 ditë kalendarike ndëshkimi është 10 mijë lekë. Për shkelje të afatit mbi 90 ditë kalendarike deri në 1 vit, gjoba është 20 mijë lekë dhe për shkelje të afatit me më shumë se 1 vit gjoba është 40 mijë lekë”, informoi DPSHTRR. Sipas DPSHTRR-së, qëllimi është sigurimi i një qarkullimi të rregullt. “DPSHTRR ofron kalimin e pronësisë direkt në sportele, pa noter, One Stop Shop, ku shitësi e blerësi mund të kursejnë kohë e para, duke azhurnuar dokumentet dhe verifikuar mjetin në sistem”, deklaron DPSHTRR. atsh
DPSHTRR: 30 ditë afat për kalimin e pronësisë
RELATED ARTICLES