Gjatë datave 21-22-23 janar është e ndaluar dhënia e lejes për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës. Lajmin e ka bërë të ditur drejtoria e Përgjithshme Detare, ku në njoftimin e saj për mediat thekson se për shkak të përkeqësimit të motit, mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës duhet të kenë parasysh marrjen e masave për sigurimin e tyre. Sipas drejtorisë së Përgjithshme Detare, anijet e transportit ndërkombëtar nuk do të lundrojnë në datën 21, por do të vazhdojnë të operojnë normalisht në datën 22. Ndërsa theksohet se përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas datës 23 Janar 2023 ora 22:00. Njoftimi i plotë: Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 20-21-22-23 Janar 2023 duke filluar nga ora 18:00 datë 20 Janar 2023 në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 6-7bft 10-15m/s, 1.50-2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 7-8bft 20-25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra. ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 20-21-22-23 JANAR 2023 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANE NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE. 3.Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 20-21-22-23 Janar 2023. Anijet e transportit ndërkombëtar detar nuk do të operojnë datë 21.01.2023, por do të vazhdojnë të operojnë normalisht në datën 22.01.2023. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 23 Janar 2023 ora 22:00. RTSH
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on