Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIDPD: Importi i drithërave për 7-mujorin arriti 130,351 tonë

DPD: Importi i drithërave për 7-mujorin arriti 130,351 tonë

Shqipëria importoi 130,351 tonë drithëra gjatë 7-mujorit të këtij viti, ose rreth 5,000 tonë më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Në vlerë, referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, importet e drithërave llogariten për periudhën 7-mujore 5.1 miliardë lekë. Edhe vlera e importit të drithërave shënoi një rënie me rreth 1.7 miliardë lekë, krahasuar me të njëtjën periudhë të vitit 2022. Sasia më e lartë e importit të drithërave për 5 vitet e fundit u regjistrua në vitin 2020, që përkon me periudhën e pandemicë së COVID-19. Gjatë 7-mujorit janar-korrik 2020 u importuan 219,499 tonë drithëra. Ministria e Bujqësisë për të nxitur kultivimin e grurit në vend ndërmori një fushatë dukë ofruar mbështetje financiare prej 30 mijë lekësh për hektarë për sipërfaqe jo më pak se 1 hektar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments