“Nëse muzika është ushqimi i dashurisë, atëherë luaje” me “Dolci baci”! Kjo është thirrja që bën Teatri i Operas dhe Baletit, me anë të së cilës fton në koncertin simfonik vokal që do të mbahet nesër me rastin e festës së Shën Valentinit. “Kupidi i Dashurisë” do të prekë emocionet njerëzore, nëpërmjet arieve më të njohura si “L’elisir d’amore”, “Madama Butterfly”, “Magic Flute” e të tjera. Ky 14 shkurt do të shënojë bashkëpunimin e radhës mes TKOB dhe Konservatorit Shtetëror të Salernos “Giuseppe Martucci”, me Orkestrën Simfonike të TKOB-së, dirigjuar nga maestro Vakhtang Gabidzashvili e ndjekur nga talenti i veçantë i solistëve lirikë. atsh