Tuesday, February 18, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE Ditar me holograma kushtuar shkrimtarit Dritëro Agolli

 Ditar me holograma kushtuar shkrimtarit Dritëro Agolli

“Arratisje në Kohëjetë” titullohet ekspozita dedikuar kolosit të letrave shqipe, Dritëro Agollit. Ekspozita do vijë përmes një kubi të vendosur në Parkun Rinia, mbi të cilin do të ketë projektime duke i zhytur vizituesit në artin grafik me teknologjinë e artit imersiv. Mbi kub do të shfaqet një ditar hologramik me data të rëndësishme të jetës dhe veprës së Dritëro Agollit, nga backgroundi i tij i pasur si gazetar, poet, shkrimtar, politikan, në kohë e mosha të ndryshme.

“Kubi i Arratisjes”, në Parkun Rinia, nisi mbrëmjen e datës 28 mars me një paraçelje me vizitorë të rëndësisë së veçantë si fëmijët me aftësi ndryshe (të Institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë). Do të vijohet më tej me pasditen e sotme, në prani të lexuesve, dashamirësve të letërsisë, dhe në datën 30 mars me pjesëmarrjen e Shkollës Nëntëvjeçare “Dritëro Agolli”, duke vijuar pasditja përmbyllëse të dielën e 31 marsit, me praninë e gjimnazistëve të “Sami Frashërit”. Performanca vjen përmes lojës së dritave dhe siluetave e njëkohësisht të pranishmit do të mund të dëgjojnë edhe regjistrime audio të shkrimtarit të madh duke recituar poezi të tij. Performanca do të mund të shijohet çdo ditë në park, nga ora 18:00 deri në 22:00.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ