Organizata e Kombeve të Bashkuara, 30 gushtin e njeh si Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë. Më shumë se një shkelje e të drejtave të njeriut ndaj një individi, zhdukja me dhunë është përdorur shpesh si një strategji për të përhapur terror brenda shoqërisë. Ndjenja e pasigurisë e krijuar nga kjo praktikë nuk kufizohet vetëm tek të afërmit e të zhdukurve, por prek edhe komunitetet e tyre dhe shoqërinë në tërësi. Zhdukja e detyruar është bërë një problem global dhe nuk kufizohet në një rajon specifik të botës. Dikur kryesisht produkt i diktaturave ushtarake, zhdukjet me forcë sot mund të kryhen në situata konflikti të brendshëm, veçanërisht si një mjet për shtypjen e kundërshtarëve politikë. Qindra mijëra njerëz janë zhdukur gjatë konflikteve ose periudhave të shtypjes në të paktën 85 vende të botës. Në këto të dhëna, zënë vend edhe të zhdukurit e Kosovës. Ata u kujtuan sot nga autoritetet më të larta kosovare, mes të cilëve edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Autoritetet kosovare përkujtuan 1600 të zhdukurit e Kosovës dhe i kërkuan Serbisë të hapë arkivat për të zbardhur fatin e këtyre njerëzve të zhdukur gjatë luftës.
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on