Wednesday, April 16, 2025
HomeSHKENCA DHE JETADita kombëtare e Pelikanit Kaçurrel

Dita kombëtare e Pelikanit Kaçurrel

Sot është Dita Kombëtare e Pelikanit Kaçurrel (Pelecanus crispus), popullata më e madhe e të cilit gjendet në lagunën Karavastasë në Shqipëri. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se, kjo ditë i kushtohet një prej specieve simbol të vendit tonë. Pelikani kaçurrel në pjesën e pasme ka pendë kaçurrele (të përkulura), qesja e fytit është me ngjyrë portokalli, këmbët gri e errët, ndërsa gjoksi është si i bardhë. Në majat e krahëve ka pak pendë të zeza. Gjatësia e trupit të pelikanit është rreth 180 cm, ndërsa hapja e krahëve rreth 3 m. Pesha mesatare është prej 11,5 kilogramë dhe e bën shpendin më të rëndë në botë të gjinisë së vet. Vrojtimi në distancë nga qendra e vëzhgimit e ngritur enkas në parkun Divjakë-Karavasta është një peizazh i pa përsëritshëm. Vizitorë të shumtë vendas e të huaj vëzhgojnë këtë shpend të rrallë. Prania e Pelikanit Kaçurrel vërehet edhe në liqenin e Shkodrës, lagunën e Vilunit, etj. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ