Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETADita Botërore e Jetës së Egër

Dita Botërore e Jetës së Egër

Administrata e Zonave të Mbrojtura Fier me mbështetjen e projektit JICA realizuan disa aktivitete në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta, me rastin e 3 Marsit, Ditës Botërore të Jetës së Egër. Pjesë e aktiviteteve ishin nxënësit shkollës 9-vjeçare Gërmenj, të cilët mësuan më shumë rreth kësaj dite, jetës së egër në park dhe mënyrat e ruajtjes së saj. Më pas u realizua mbjellje fidanësh pyjorë, ku u demonstrua rëndësia e bimësisë në mbrojtjen e parkut nga faktorë të ndryshëm. Aktivitete të tilla ndërgjegjësuese me shkolla të ndryshme të zonës së parkut do të vazhdojnë edhe në ditë të tjera mjedisore. Dita Botërore e Jetës së Egër është dita për një vëmendje më të shtuar për larmishmërinë e faunës dhe florës së egër dhe për të rritur ndërgjegjësimin për përfitimet e shumta që u ofron njerëzve ruajtja e tyre. Kjo ditë kujton nevojën urgjente për të rritur luftën kundër vrasjes së kafshëve të egra dhe reduktimit te specieve Tema e këtij viti është “Partneritetet për mbrojtjen e kafshëve të egra”. Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta gjenden rreth 29 lloje zvarranikësh dhe amfibësh, 25 lloje gjitarësh, 260 lloje shpendësh dhe rreth 500 lloje bimësh. Specialistët e zonave të mbrojtura shprehen se duke pasur këto pasuri natyrore është shumë e rëndësishme mbrojta e tyre duke bërë mbi të gjitha ndërgjegjësim tek brezat e rinj e duke u treguar atyre vlerat dhe të mirat që vijnë nga flora dhe fauna e parkut. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments