23 maji njihet ndryshe edhe si Dita Botërore e Breshkave. Fillimisht kjo ditë u kremtua në vitin 2000, pas përpjekjeve dhe përkushtimit të ambientalistëve. Çdo vit që prej 2000-ës, ata organizojnë aktivitete për mbledhjen e fondeve dhe vazhdimisht përpiqen të rrisin ndërgjegjësimin për gjendjen e vështirë të këtyre krijesave. Organizatat për mbrojtjen e mjedisit kërkojnë rritjen e ndërgjegjësimit të publikut në lidhje me nevojën për të mbrojtur breshkat dhe habitatet e tyre që po pakësohen me shpejtësi. Këta zvarranikë janë komponentë thelbësorë të sistemit natyror të Tokës pasi ata mund të jetojnë dhe të zhvillohen në një sërë ekosistemesh të ndryshme në të gjithë botën. Sipas ATR, një organizatë amerikane që mbron këtë specie, rreth 61% e breshkave në mbarë botën janë të kërcënuara ose tashmë të zhdukura. Shitësit ambulantë që shesin breshka apo dyqanet e kafshëve shtëpiake, shihen prej ambientalistëve si mjet shfrytëzimi i këtyre qenieve magjepsëse të cilat nuk duhet të konsiderohen si lojëra fëmijësh. Në vendin tonë ekziston një qendër e rikuperimit dhe rehabilitimit të breshkave të detit, në qytetin e Vlorës. Kjo qendër shërben për trajtimin e rasteve të breshkave të dëmtuara, si edhe promovimin e detit Adriatik dhe Jon si habitate me rëndësi për këto lloj specie detare. Bregdeti shqiptar nuk është vetëm një pasuri për turizmin e detit dhe të rërës, por edhe një mundësi e shkëlqyer për shtimin e faunës së rrallë si breshkat e detit.atsh
Dita Botërore e Breshkave
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on