Wednesday, April 2, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTDiplomohen 40 trajnerë të rinj me licencë UEFA C

Diplomohen 40 trajnerë të rinj me licencë UEFA C

Kursi për trajnerët e licencës UEFA C, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit ka përmbyllur me sukses një tjetër edicion në zonën e Tiranës. Ky kurs u udhëhoq nga drejtues të Sektorit të Edukimit në FSHF, të cilët kanë organizuar dhe janë kujdesuar për mbarëvajtjen e këtij programi për formimin e profesionistëve të rinj të trainingut. Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u zhvilluar edhe ceremonia e diplomimit, ku morën licencën e UEFA C plot 40 kursantë, ndër të cilët edhe pesë vajza.

Një ndër kursantët e diplomuar ishte Armand Gjoka, i cili është pjesë e Kombëtares shqiptare e të amputuarve. Kursi i licencës UEFA C është i bazuar në katër shtylla që janë: trajneri, lojtari, ndeshja dhe ambienti, ndërkohë që kjo licencë është edhe baza e trainingut prej nga ku nis edhe rrugëtimi për t’u bërë trajner profesionist. Të gjithë të diplomuarit që tashmë janë pajisur me licencën UEFA C mund të ushtrojnë profesionin e trajnerit në futbollin amator dhe mund të punojnë si zëvendëstrajnerë me ekipet e moshave që marrin pjesë në kampionatet e të gjitha niveleve të organizuara nga FSHF në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ