Bletërritësit e Qarkut Korçë tashmë kanë bërë gati bletët për dimërim. Ata i kanë mbyllur ato në koshere ndërsa një kujdes i veçantë është treguar për trajtimin e sëmundjeve përpara këtij procesi, në mënyrë që kur të dalin nga dimërimi të jenë të pastra dhe të mos kenë humbje në mizë bën me dije, Kledian Kosturi, kryetar i Shoqatës së Bletërritësve në Korçë. Kosturi thotë se prodhimi i këtij viti ishte i mbarë. Në Qarkun e Korçës numërohen 52 mijë familje blete ndërsa është Bashkia e Korçës dhe e Maliqit që ka numrin më të lartë të bletërritësve.