Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEDialogu me Sindikatën e Pedagogëve, bazuar në performancë

Dialogu me Sindikatën e Pedagogëve, bazuar në performancë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi sot një tryezë diskutimi të gjatë me Sindikatën e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, në lidhje me kërkesat e parashtruara prej tyre. Ministrja Kushi bëri të ditur se, pjesën më të madhe të çështjeve të parashtruara e kemi tashmë në proces draftimi edhe me Komitetin e Përbashkët të Politikave për Arsimin e Lartë dhe Konferencën e Rektorëve. Kushi vuri në dukje se çështjet e parashtruara në proces draftimi janë: – mbështetja e kërkimit shkencor, e cila do të reflektohet edhe në Strategjinë e re Kombëtare të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit; – rishikimi i udhëzimit për veprimtarinë dhe ngarkesën mësimore të pedagogëve; – rishikimi i procedurave për pagesën e orëve suplementare; – rishikimi i kritereve për marrjen e titujve akademike; – si dhe rritja e transparencës për veprimtarinë akademike dhe financiare të universiteteve. Ministrja deklaroi se, ndërkohë do të vazhdojë dialogu për politikën e pagave jo vetëm me ta, por edhe me rektorët e universiteteve dhe grupet e interesit. “Ne synojmë që kjo politikë të lidhet me performancën e universiteteve, me qëllim vlerësimin e suksesit dhe nxitjen e cilësisë dhe konkurrencës”, deklaroi ministrja.https://ata.gov.al/2022/09/23/dialogu-me-sindikaten-e-pedagogeve-kushi-propozon-politike-pagash-bazuar-ne-performance/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments