Një shpërthim gazi në një restorant në Kinën Veriore ka vrarë të paktën 31 persona, njoftoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve Hsinhua. ”Shtatë të tjerë u plagosën, njëri prej tyre rëndë në shpërthimin e së mërkurës”, tha Hsinhua. Shpërthimi ndodhi në një restorant në qytetin kinez Yinchuan, në rajonin veriperëndimor Ningxia. ”Shkaku i shpërthimit ishte ndoshta një rrjedhje gazi”, raportoi Hsinhua duke cituar informacione nga Koiteti i Partisë. ”Së pari, një rezervuar gazi në katin e parë shpërtheu dhe më pas një linje gazi shpërtheu në katin e parë”, thuhet në raport. Presidenti kinez Xi Jinping urdhëroi një hetim të plotë. atsh
Dhjetëra viktima nga shpërthimi i gazit në një restorant
RELATED ARTICLES