Dhërmiu është renditur mes destinacioneve më të preferuara europiane, falë kombinimit të plazheve me ujë kristal dhe peizazhit natyror.

I njohur për vijën bregdetare, gjiret piktoreske dhe jetën turistike gjatë sezonit veror, Dhërmiu vijon të tërheqë një numër në rritje vizitorësh vendas dhe të huaj.

Medie të ndryshme botërore e cilësojnë Dhëmiun si “perlën e Rivierës Shqiptare”, duke vlerësuar natyrën e paprekur dhe trashëgiminë kulturore.

Promovimi i destinacioneve të jugut shqiptar po konsiderohet një shtysë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale, ndërsa riviera shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun ndërkombëtar të turizmit.