Dëshmitari i pestë në gjykimin kundër Pjetër Shalës ka thënë se verifikimin e personave të cilët dyshoheshin se kishin lidhje me Serbinë, e bënin komandantët e UÇK-së në Kukës. Gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, ai ka përmendur emrat e Xhemshit Krasniqit, Sali Saramatit dhe Hafir Hoxhës. Dëshmitari që mban numrin 10 ka vijuar të pyetet përmes fotografive dhe skicës që ai kishte bërë gjatë intervistimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në vitin 2019. Prokurorja disa herë ka rikujtuar deklaratat që kishte dhënë atëherë, të cilat kishin mospërputhje me dëshminë e sotme. Ai është pyetur nga gjykatësja, për shënimin “DZK” dhe “HH” në skicë, por dëshmitari ka thënë se nuk i kujtohet. Ndërkaq, pas rikujtimit të prokurores, dëshmitari tha se këto shkurtesa kanë të bëjnë me emrin e Hafir Hoxhës, Sali Saramatit e Xhemshit Krasniqit. atsh