Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith dënoi sot sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë. “Ne qëndrojmë me aleatët dhe partnerët tanë të NATO-s. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë me Qeverinë shqiptare, në mbështetje të interesave të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh ai në rrjetet sociale. Këshilli i Ministrave ka vendosur sot me efekt të menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. Vendimi i qeverisë shqiptare vjen si kundërpërgjigje ndaj aktit të sulmit të rëndë kibernetik ndaj infrastrukturës digjitale të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, në 15 korrik. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se “hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakundërshtueshme, se agresioni kibernetik ndaj vendit tonë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë”.http://ata.gov.al/2022/09/07/king-smith-denojme-sulmin-e-papergjegjshem-kibernetik-te-iranit-kunder-shqiperise/