Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIDëmet e paguara, në nivelin më të lartë historik

Dëmet e paguara, në nivelin më të lartë historik

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete prezantoi sot, në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, raportin e veprimtarisë për vitin 2022. Mete bëri një pasqyrim të zhvillimeve kryesore të vitit të kaluar, si edhe paraqiti disa nga drejtimet kryesore ku do të përqendrohet veprimtaria e Autoritetit për periudhën në vazhdim. Në fillim të fjalës së tij, ai theksoi se viti 2022 ka pasur zhvillime të rëndësishme në tregjet nën mbikëqyrjen e Autoritetit, si edhe në procesin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Gjatë takimeve bilaterale, ekspertët e Komisionit Evropian vlerësuan progresin e bërë në kuadër të përafrimit me Direktivat Evropiane dhe angazhimet e marra për plotësimin e rekomandimeve në Kapitullin 9, të drejtuar nga Autoriteti. Më tej, Mete evidentoi avancimin domethënës të Autoritetit në vlerësimin e bërë nga Organizata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve në Sigurime (IAIS) mbi përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare. Në raportin e grupit të vlerësimit, rezulton se niveli i përputhshmërisë është rritur në 77.9%, krahasuar me 47.4% që ishte mesatarisht në vlerësimin e fundit që është bërë nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në vitin 2014. Në vitin 2022, sipas Metes, AMF u bë rregullatori i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që aderon në Memorandumin Shumëpalësh të Mirëkuptimit të IAIS për shkëmbim informacioni dhe mbikëqyrje efektive në sigurime. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments