Dakau shërbeu si një model prototip për kampet e tjera të përqendrimit që pasuan.
Janë evidentuar 110 shqiptarë të burgosur në kamp, ndër të cilët dy klerikë që kanë humbur jetën në këtë kamp.
Organizimin e tij themelor, si dhe planin për ndërtesat u zhvilluan nga komandanti Theodor Eicke dhe u aplikuan në të gjitha kampet e mëvonshme. Dakau kishte një qendër të veçantë të sigurtë pranë qendrës komanduese, i cili përbëhej nga lagjet e jetesës, administrata dhe ushtria kamp. Eicke vetë u bë kryeinspektori për të gjitha kampet e përqendrimit.
Në total, mbi 200 mijë të burgosur nga më shumë se 30 vendet ishin të vendosur në Dakau nga të cilët dy të tretat janë burgosurit politikë dhe pothuajse një e treta kanë qenë jehudi.
25 613 të burgosurve besohet të kenë vdekur në kamp dhe pothuajse 10 000 të tjerë në qendrat e paraburgimit të lidhura me të, kryesisht nga sëmundjet, kequshqyerja dhe vetëvrasjet.
Në fillim të 1945, një epidemi tifoje preku kampin, e pasuar nga një evakuim, gjatë të cilit një numër i madh prej të burgosurve të kthyer në skelete njerëzore që ecnin, vdiqën rrugës.
Së bashku me kampin e Aushvicit, Dakau ka simbolizuar kampet naziste të përqendrimit të shumë njerëzve.
Kampi i Dakaut zë një vend të rëndësishëm në kujtesën publike, sepse ishte kampi i dytë të çliruar nga forcat britanike e amerikane dhe ishte një nga vendet e para ku bota perëndimore u ekspozua ndaj realitetit të brutalitetit nazist.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u bë një kamp pune prej skllevërish dhe një qendër kërkimesh shkencore ku mjekët nazistë bënë eksperimente të frikshme me qindra të burgosur.
Dakau ishte pjesë e rëndësishme e makinës shfarosëse naziste





