Wednesday, November 27, 2024
HomeSHKENCA DHE JETA“Daimler” teston makinat pa pilot

“Daimler” teston makinat pa pilot

Prodhuesi gjerman i automjeteve “Daimler” deklaroi të premten se i është dhënë miratimi për të testuar automjetet e tij pa pilot në rrugët e Pekinit, duke e bërë atë prodhuesin e parë jokinez të automjeteve që lejohet të bëjë testime të kësaj natyre. “Daimler” tha se do të përdorë modelet “Mercedes-Benz V-Class” për këto testime, të cila do të jenë krejtësisht automatike, por do të ketë gjithnjë një pilot në timon që të ndërhyjë në situata të papritura. Automjetet me pilotim automatik janë subjekt i debateve të ashpra në lidhje me shqetësimet se shoferët mund të ngatërrojnë teknologjitë e asistencës në pilotim, me autonominë e plotë. Një grua 49-vjeçare u godit nga një automjet autonom duke shkaktuar vdekjen e saj ndërkohë që ajo po kalonte rrugën në shtetin amerikan të Arizonës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments