Turistët që kërkojnë një destinacion me diell – vetëm disa orë larg Britanisë së Madhe – pa fluksin e turistëve në vendet e njohura si Kroacia dhe Spanja – nuk duhet të shikojnë më larg se Shqipëria.

Me pamje nga detet Adriatik dhe Jon, ky vend ofron një Rivierë mahnitëse me plazhe dhe limane të bukura – që rivalizojnë lehtësisht ato që gjenden në brigjet e fqinjës së saj, Greqisë.

Në të vërtetë, disa nga turistët që kanë zbuluar tashmë Shqipërinë dhe kanë bërë lehtësisht krahasimet me vendet më të famshme – dhe më të shtrenjta të pushimeve.

Laura Hewson, një turiste nga Zelanda e Re që vizitoi vendin vjeshtën e kaluar, tha për “Express” se në atë kohë po planifikonte të shkonte në Kroaci.

“Por, një nga miqtë tanë që kishte qenë në Shqipëri na tha se duhej të shkonim atje. Ai tha se ishte si Greqia dhe Kroacia, por më e lirë dhe shumë më e bukur pasi nuk kishte dyndje turistësh”, tha Laura Hewson.

“Ne, në fakt qëndruam në një hotel me katër yje – me mëngjesin e përfshirë – me të njëjtin çmim në një dhomë me tetë të huaj – në Itali dhe Spanjë”, tha ajo.

Shoqëruesi i saj, Farrell Modd, zbuloi se rrjetet sociale kishin luajtur një rol në zgjedhjen e Shqipërisë si destinacion të tyre – duke shtuar se ata kishin parë një numër videosh në TikTok ku shfaqeshin peizazhe të pabesueshme nga vendi.

Farrell tha se realiteti përputhej me videot epike në internet dhe se ishte i impresionuar me trajtimin që u bëhej turistëve.